Site icon Telegrafi

Maqedoni, nga viti i ardhshëm fillon zbatimi i masës “nafta e gjelbër”

Janë bërë të gjitha analizat e nevojshme për vendosjen e “naftës së gjelbër” në bujqësi. Fillimi i kësaj mase është paraparë për vitin 2018, tha sot ministri i bujqësisë, Ljupço Nikollovski.

“Të gjitha analizat e nevojshme janë kryer nga ana e Ministrisë dhe “nafta e gjelbër” dhe lirimi nga tatimi personal deri më një milion denarë nëpërmjet sistemit të ri të Drejtorisë për të ardhura publike që do të definohet gjatë disa ditëve në vijim, janë disa nga dobitë dhe premtimet e përfshira në programin e Qeverisë së re demokratike dhe reformatore”, u shpreh Nikollovski.

Sipas tij, këta masa janë në interes të fermerëve dhe do të zbatohen vitin e ardhshëm, duke shtuar se “nafta e gjelbër” nënkupton prodhim më të mirë dhe një dobi shtesë për të gjithë fermerët./Telegrafi/

Exit mobile version