Site icon Telegrafi

Maqedoni, nga 235 punonjës shëndetësor të infektuar, 184 shërohen

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe bëri të ditur se nga 235 punonjës shëndetësor, 184 tashmë janë shëruar.

“Mbi 50 punonjës shëndetësor, nga gjithsej 70, që u infektuan në spitalin e Kumanovës tashmë janë kthyer në punë. Të gjithë janë testuar, kanë dy teste negative dhe tashmë të gjitha repartet në spital po funksionojnë në mënyrë normale”, tha ministri Filipçe duke shtuar se pjesa më e madhe e punonjësve shëndetësor janë kthyer në punë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Maqedoni, javën e ardhshme pritet të lehtësohen masat

Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Covid-19 që nga fillimi i epidemisë është 1.518 persona, prej të cilëve 992 janë shëruar, 85 kanë vdekur ndërsa 441 është numri i rasteve aktive./Telegrafi/

 

Exit mobile version