Site icon Telegrafi

Maqedoni, në shtator pritet të rritet paga minimale

Shteti do t’i mbulojë kontributet sociale të kompanive në mënyrë që ata ta rrisin pagën minimale të punëtorëve. Kjo është njëra nga ofertat e pushtetit ndaj punëdhënësve dhe që mori dritën e gjelbër nga biznes sektori.

Nga Konfederata e punëdhënësve thonë se kjo masë është e pranueshme, por se do të duhet të zbatohet në ligj të posaçëm që të mos keqpërdoret, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Më një maj ofruam një variant. Për rritje të pagës minimale të mos paguajmë kontribute, normalisht kjo do të duhet të kalojë nëpër një ligji të posaçëm”, thonë nga Konfederata e punëdhënësve.

Rritja e pagës minimale është paralajmëruar pas pushimeve verore, diku ka shtatori. Boshkov thotë se nëse me të vërtetë pushteti i mbulon shpenzimet për sigurim shëndetësor dhe pensional, për ato është e pranueshme edhe nëse rritja do të bëhet në gjysmë viti.

Por, edhe pas pranimit nga punëdhënësit, megjithatë rritja e pagës minimale është paralajmëruar për në fillim të muajit korrik, dhe vonon për shkak analizave që i bën Qeveria, se si t’i stimulojë pronarët të mos japin një pjesë të pagës në dorë.

Paga minimale për momentin është 12.508 denarë./Telegrafi/

Exit mobile version