Sipas informacioneve nga Enti Shtetëror për Statistika në Maqedoni, indeksi i harxhimeve për jetë është 100.1 kurse indeksi për çmimet është 100.5, duke i krahasuar me muajin e kaluar, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në prill të këtij viti harxhimet janë rritur për 0.1% në krahasim me muajin e kaluar. Në rritje ka ndikuar shitja e pemëve dhe perimeve që ka rritur shitjen pë 4.8% nga viti i kaluar.
Në muajin e kaluar, është rritur edhe çmimi i derivateve të naftës me 5.5% dallim nga muaji i kaluar.
Ulje të çmimeve nga muaji i kaluar ka pësuar vetëm çmimi i patateve dhe atë me 6.3%./Telegrafi/