Vazhdimi i marrëdhënies së punës deri në moshën 67 vjeçare do të jetë i mundur, por vetëm për kuadrot në shëndetësi, arsim të lartë dhe veprimtaritë hulumtuese-shkencore, edhe atë nën kritere dhe procedura të definuara ashpër.
Këtë e theksoi sot deputetja e LSDM-së, Zhaklina Llazarevska, në konferencë për shtyp.
Ajo the se me këtë ligj i cili do të zbatohet nga 30 qershori i vitit të ardhshëm, do të hapet mundësia për punësim të të rinjve, por edhe do të ulet numri në administratë.
Deputetët në Kuvend këtë javë i votuan ndryshimet në Ligjin për marrëdhënie pune, me çka mundësohet pensionimi në moshën 64-vjeçare edhe me 15 vjet stazh, ndërsa mbetet edhe mundësia që gratë të dalin në pension edhe pa mbushur 62 vjet./Telegrafi/