Telegrafi

Maqedoni, me ndryshime ligjore në shpërndarjen efektive të kullotave

Rritja e besueshmërisë, vazhdimësisë dhe cilësisë së ofrimit të shërbimeve, si dhe zbatueshmërisë së tyre, që nuk është rast tani, do të mundësojë ndryshime në Ligjin për kullota.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, ndryshimet janë në fazat përfundimtare. Shpallja për fillimin e procesit për përgatitjen e draftit të ndryshimeve në tekst është botuar në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Rregulloreve (ENER) http://www.ener.gov.mk.

“Dispozitat e ndryshimeve të propozuara në këtë ligj rregullojnë procedurat për dhënien e përdorimit të kullotave. Ne i nxisim të gjitha palët e interesuara të përfshihen në procesin e rishikimit të këtyre ndryshimeve dhe të lënë komente për të përmirësuar përmbajtjen e kësaj rregulloreje”, njofton Ministria e Bujqësisë.