Site icon Telegrafi

Maqedoni, ndjekja e komunikimeve mbetet nën kontrollin e Prokurorisë publike

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se përgjimet mbeten nën kontrollin e Prokurorisë publike, larg duarve të politikanëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“MPB do të mund që vetëm me urdhër gjyqësor të kyçet në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit, radikalizmit, e gjithë ajo që nënkupton mbrojtje të shtetit. Gjithcka që ka të bëjë me korrupsion, krim, dyshime , do të mbetet nën kontrollin e rreptë të prokurorisë. I tillë është modeli që mos të përsëritet keqpërdorimet e shërbimeve sekrete për ndjekjen e fshehtë të komunikimeve, pra për përgjime”, ka thënë Zaev./Telegrafi/

Exit mobile version