Telegrafi

Maqedoni, ndërron jetë gazetarja Dimovska

Gazetarja dhe themeluesja e revistës javore ‘Mis’, Margareta Nikolovska Dimovsa ka ndërruar jetë sot në moshën 54 vjeçare. Ajo ka punuar edhe si gazetare sporti.

Karrierën e saj i’a ka kushtuar shkrimit dhe informimit. Në vitet e 90-ta, revistën që ajo e themeloi, ishte më e lexueshmja në mes qytetarëve të Maqedonisë.

Së fundmi ajo ishte në edicionin elektronik të revistës që vetë e krijoi.

Nga familja thonë se përshëndetja e fundit me gazetaren do të bëhet nesër në ora 11.30 në varrezat e lagjes Butel. /Telegrafi/