Kuvendi i votoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për përmbarim që i përpunoi Ministria e Drejtësisë.
Ky është ndryshimi i dytë i këtij ligji, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë theksojnë se dy ndryshimet kanë për qëllim ndërtimin e një koncepti pvr përmbarim të drejtë dhe mbrojtjen e dinjitetit të qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.
Me ndryshimet e reja plotësisht përjashtohet përmbarimi te të ardhurat e qytetarëve të cilët janë përdorues të ndihmës minimale të garantuar, të të ardhurat e fëmijëve si dhe te të ardhurat për siguri sociale te personat e moshuar.
“Ndryshimi i Ligji për përmbarim është pasqyron nevojën reale për përkrahje dhe ndihmë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve të cilët përballen me probleme ekzistenciale. Kategoritë e rrezikuara, pa fajin e tyre, nuk kanë mundësi t’i heqin borxhet pa u rrezikuar jetesa e tyre”, shprehen nga Ministria e Drejtësisë.
Gjithashtu, me ndryshimet e reja ndryshohet edhe kufizimi i përmbarimit edhe atë nga 1/3 në 1/5 të pagës apo pensionit për personat që marrin paga dhe pensione mesatare./Telegrafi/