Ministria e Drejtësisë në RMV shpalli propozimet për anëtarë të grupit punues për ndryshimet kushtetuese.
Ministria e Drejtësisë njoftoi se deri në afatin e fundit nga partitë politike parlamentare janë pranuar këto propozime për anëtarë të grupit punues për ndryshime kushtetuese:
Cvetanka Ivanova – LSDM
Arbr Ademi – BDI
Ramzi Mehmedi – Aleanca për Shqiptarët
Sonja Mirakovska – PRSD
Nano Ruzhin – PLD
Kristina Najdanova – RDM
Temelko Risteski – Partia e pensionistëve
Rametula Kuqi – PDSH
Eran Kurtish – Partia për Lëvizjen e Turqve
Bejxhan Iljas – Partia Demokratike e Turqve
Propozimet e pranuara nga institucionet:
Aleksandar Spasov – Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Dragan Tilev – Sekretariati për Çështje Evropiane
Shpend Sadiki – Ministria e Punëve të Jashtme.
Ekspertët që do të jenë pjesë e grupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese do të shpallen deri në fund të javës, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Nga aty kanë bërë të ditur se ky trup punues është themeluar nga Ministria e Drejtësisë, e cila është ngarkuar nga Qeveria për përgatitjen e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve kushtetuese.
Propozuesja e ndryshimeve kushtetuese është qeveria. Pas përgatitjes së amendamenteve, propozimi do të kalojë në të gjitha trupat punuese brenda Kuvendit.
Njëkohësisht do të mbahen dëgjime publike, ku ekspertë, parti, organizata të shoqërisë civile dhe institucione të tjera do të mund të shprehin qëndrimet e tyre./Telegrafi/