Komunat do të jenë partnerë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujrave gjatë zbatimit të programeve kombëtare të miratuara në seancën e fundit të Qeverisë, programet për përkrahje të drejtpërdrejtë të bujqësisë dhe programin për zhvillim rural, informoi sot ministri Ljupço Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo që është e rëndësishme, sipas tij, është fakti që programi për zhvillim rural rritet vazhdimisht dhe shtohen fondet për zbatimin e tij.
“Shpresoj se viti 2018 do të jetë vit i rekordit sa i përket zbatimit të Programit për zhvillim rural, e cila për masat e reja parasheh shtesë prej 30 milionë eurosh. Sot në Komisionin për sistem ekonomik të Qeverisë u miratua programi pesëvjetor për zhvillim të bujqësisë që përfshin më shumë politika zhvillimore dhe rritje të buxhetit të përgjithshëm të Ministrisë dhe Agjencisë për pagesa”, tha Nikollovski./Telegrafi/