Site icon Telegrafi

Maqedoni: Mbështetja për Ligjin për Prokurorinë Publike është mbështetje për të ardhmen evropiane

Mbështetja për Ligjin mbi Prokurorinë Publike është vendimtare për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, thonë nga Ministria e Drejtësisë, duke shtuar se ata vazhdojnë konsultimet me partitë politike dhe grupet kuvendare të opozitës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ligji i cili është në procedurën kuvendore i zbaton të gjitha standardet ndërkombëtare që i referohen fushës së Prokurorisë Publike dhe nënkupton mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të cilat forcojnë pavarësinë, neutralitetin, llogaridhënien dhe efikasitetin në luftën kundër krimit nga ana e Prokurorisë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

Angazhimi për mbrojtjen e këtyre parimeve, siç thuhet në deklaratë, nuk është vetëm angazhim i Ministrisë së Drejtësisë, por edhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut që rrjedh nga anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës dhe aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Gatishmëria për zhvillim, por edhe për të zbatuar plotësisht këto parime, të cilat janë të shënuara në letrën e OBRM-PDUKM-së, nuk është vetëm një detyrim i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, por duhet gjithashtu të jetë një detyrim dhe një angazhim i të gjitha partive politike, orientimi i të cilave është integrimi evropian”, thonë nga Ministria e Drejtësisë./Telegrafi/

Exit mobile version