Telegrafi

Maqedoni, LSM javën e ardhsme do të shqyrtojë rritjen e pagave në disa sektorë

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot njoftoi se gjatë javës së ardhshme do të bëjë shqyrtimin dhe do të sjellë qëndrim në lidhje me paralajmërimin për rritjen e pagave në arsim, shëndetësi dhe mbrojtje, të parapara në Propozim-buxhetin për vitin 2018.

“LSM-ja gjithashtu apelon dhe inkurajon Qeverinë e Maqedonisë dhe ministrin e financave, Dragan Tevdovski që në periudhën në vijim të fillojnë me dialogun social me sindikatat, për atë se më lehtë të tejkalohen gjendje të caktuara dhe si të krijohen kushte për rritjen e pagave në sektorët tjerë”, thuhet në kumtesën e LSM-së./Telegrafi/