Telegrafi

Maqedoni, këtë vit nuk do të ndahet çmimi për realizim në publicistikë dhe gazetari

Asnjëri prej kandidatëve të paraqitur nuk do ta fitojë çmimin shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” për vitin 2019.

Kështu ka vendosur këshilli për këtë çmim, i cili ndahet për realizim në sferën e publicistikën dhe gazetarinë.

Sipas këshillit, çmimi për gazetari këtë vit nuk do të ndahet pasi asnjëri prej kandidatëve nuk e ka marrë shumicën e nevojshme të votave për të qenë fitues i çmimit shtetëror “Mito Haxhi Vasilev-Jasmin” për vitin 2019.

Ndryshe, vitin e kaluar këtë çmim e ka pasur Katerina Bllazhevska./Telegrafi/