Site icon Telegrafi

Maqedoni, javën e ardhshme fillon pagesa e subvencioneve për pagën minimale

Mbështetje financiare për pagesën e pagës minimale në tetor do të marrin 560 kompani për subvencionimin e 2.724 të punësuarve. Mjetet për subvencionimin e pagës minimale, siç informojnë nga MPPS do të fillojnë të paguhen gjatë javës së ardhshme.

Sipas të dhënave që MPPS i ka marrë nga DAP, mbështetjen financiare për pagën minimale që do ta paguajë Ministria për tetor arrin gjithsej 3.262.000 denarë të destinuara për kompanitë të cilat i përmbushin kushtet për subvencion.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informojnë se të dhënat për firmat që kanë aplikuar dhe numri i punëtorëve pagat e të cilëve do të paguhen mbështetje, konform dispozitave të Ligjit për pagë minimale, DAP tashmë i ka dorëzuar në Ministri dhe se në fillim të javës së ardhshme do të kryhet pagesa e parë ndaj firmave.

Paga e parë e paguar minimale në vlerë prej 12 mijë denarë është ajo e shtatorit. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në shtator e miratoi Ligjin për rritjen e pagës minimale.

Rritja e pagës minimale ka të bëjë për të gjithë punëtorët, gjegjësisht ajo të paguhet edhe për të punësuarit në industrinë e lëkurës, tekstilit dhe këpucëve. Për këtë qëllim, është vendosur, në muaj të 1,5 milionë euro mjete buxhetore me të cilat do të mbështeten kompanitë që ta paguajnë këtë shumë të pagës minimale.

Të gjitha kompanitë janë të detyruara të paguajnë pagë minimale pa dallim nëse në mënyrë shtesë do të kërkojnë nga shteti ndihmë financiare për këtë./Telegrafi/

Exit mobile version