Shpenzimet për jetesë në muajin korrik të këtij viti janë zvogëluar për 0,3 për qind në krahasim me muajin paraprak, ndërsa çmimet me pakicë janë rritur për 0,4 për qind. Në krahasim me korrikun e vitit 2017, megjithatë, shpenzimet për jetesë janë rritur për 1,7 për qind, ndërsa çmimet me pakicë për 3,3 për qind.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, ulje e shpenzimeve për jetesë në korrik të këtij viti në krahasim me muajin paraprak ka te perimet e freskëta dhe të ftohta, përveç te patatja dhe frytet rrënjore për 12 për qind, te pemët e freskëta dhe të ftohta për 2,3 vaji dhe yndyrat për 1,1 për qind, prodhimet e tjera të furrave për 0,6 miell dhe drithërat tjerë për 0,5 djathë dhe gjizë për 0,4 peshq të ngrirë, sheqeri, xhemi, mjalti, çokollata dhe prodhimet konditore për 0,3 për qind.
Ulje është shënuar edhe te ujërat e zeza për 6,2 për qind, pajisjet fotografike dhe kinematografi dhe instrumentet optike për 5,9, karburantet e lëngshme për amvisëri për 1,7, pajisjet informatike për 1,5 për qind, karburanteve të lëngshme dhe vajra si pjesë nga pajisjet për mjete personale komunikacioni për 1,2, mjete për pastrim dhe mirëmbajtjen e banesës për 0,9 , këpucë për 0,8 pajisje për pranim, xhirim dhe riprodhim të zërit dhe fotografive për 0,4 për qind.
Rritje të shpenzimeve për jetë ka te pemët e thata dhe prodhimet me bërthamë për 0,9 për qind, jogurti për 0,6 për qind dhe peshku i freskët dhe i ftohtë për 0,5 , mishi i thatë, kripur dhe tymosur, vezët dhe cigaret për 0,4 për qind, perimet e thata, perimet e tjera të konservuara dhe përpunuara për 0,3 për qind, drithërat, pemët e ngrira dhe prodhimet e tjera ushqimore.