Site icon Telegrafi

Maqedoni, ilaçe të reja për të sëmurët nga kanceri (Video)

Pas 10 viteve luftë me autoritetet, pacientët e sëmurë nga kanceri më fund do t’i kenë në dispozicion ilaçet e reja. Bëhet fjalë për gjashtë lloje të reja që deri më tani ishin të pakapshme në vend edhe atë për të sëmurë nga kanceri në gji, mushkëritë e bardha, zorrën e trashë dhe kancerin në mushkëritë e zeza, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga aleanca e shoqatave të pacientëve thonë se ky është një hap historik në luftën e tyre për vazhdimin e jetës së pacientëve të prekur nga kanceri.

“Kjo do të thotë shumë për pacientët, duke pasur parasysh se Maqedonia sipas të dhënave të fundit është në vendin e dytë për nga vdekshmëria në Evropë nga sëmundjet malinje. Kjo do të thotë një hap përpara që të mund ta vazhdojmë jetën e këtyre pacientëve dhe t’i shpëtojmë jetët e qytetarëve tanë”, deklaroi Biba Dodeva, nga Aleanca e pacientëve./Telegrafi/

Exit mobile version