Ministria e Shëndetësisë njofton se dje, gjatë orëve të pasdites ndërroi jetë edhe një foshnjë nga komplikimet nga fruthi në Klinikën e sëmundjeve për fëmijë në Shkup.
“Bëhet fjalë për fëmijën 13 muajshe nga Shën Nikolla, që paraprakisht ka pasur edhe probleme tjera shëndetësore. Ky është fëmija e dytë që humbi jetën nga komplikimet e fruthit, thonë nga ministria e Shëndetësisë.
Ata bëjnë thirrje të gjithë prindërve që në mënyrë më të përgjegjshme t’i kuptojnë rekomandimet për vaksinim me MRP vaksina, që mbron nga kjo sëmundje serioze./Telegrafi/