Telegrafi

Maqedoni, hiqet ndalesa për lëvizje nëpër pyje

“Pyjet nacionale” informojnë se në bazë të kërkesës së tyre nga 27 shtatori, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dha leje për heqje të ndalesës së pjesëshme për lëvizje në pyll, për shkak të vlerësimit se është ulur rreziku nga paraqitja e zjarreve pyjore.

Heqja e ndalesës së pjesëshme për lëvizje në pyll hynë në fuqi prej sot.

Siç bëjnë të ditur nga ndërmarrja, me shkrim janë njoftuar Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia pyjore, Qendra për Menaxhim me Kriza, Drejtoria për Mbrojte dhe Shpëtim, Inspektorati Shtetëror për Pylltari dhe Gjyeti, mediat, si dhe njësitë rajonale në ]kuadër të ndërmarrjes publike.

Ndalesa e pjesshme për lëvizje në pyll dhe tokë pyjore hyri në fuqi më 17 korrik të këtij viti në bazë të kërkesës nga “Pyjet nacionale”.