Site icon Telegrafi

Maqedoni, hapet libër ngushëllues në nder të viktimave nga përmbytjet e fundit

Siç kumtojnë nga qyteti i Shkupit në nder të personave që humbën jetën nga përmbytjet ka hapur librin e ngushëllimeve. Këtë mund ta bëjnë sot deri ora 21:00, transmeton Telegrafi Maqedoni.

“Në hapësirat e sallave të Këshillit të Qytetit të Shkupit do të hapet libri i ngushëllimeve për personat që humbën jetën nga moti i keq katastrofik”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë në një seancë urgjente Ditën e sotshme (8 gusht), e shpalli Ditë zie.

Nga reshjet e shiut janë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit, ku 21 persona humbën jetën dhe 5 të tjerë raportohen të zhdukur. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)
Exit mobile version