Ministria e Drejtësisë bëri të ditur se sot u formua grupi punues për reforma në legjislacionin zgjedhor.
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, ky grup punues do të duhet t’i zbatojë rekomandimet e OSBE-/ODIHR, ndërsa paralelisht do të punojë edhe në Kodin e ri Zgjedhor.
Kryetar i grupi punues do të jetë Aleksandar Novakovski, eksprt dhe ish-kryetar i KSHZ-së.
“Ky proces është gjithëpërfshirës dhe në të janë të përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave joqeveritare, sindikatave, ministrive dhe organeve kompetente për zbatimin e procesit zgjedhor. Kryesues i grupit punues do të jetë Aleksandar Novakovski, ekspert dhe ish-kryetar i KShZ-së”, thonë nga MD./Telegrafi/