Me propozim-buxhetin dëshirojmë të mbajmë qytetarët në vend dhe andaj ai është i fokusuar në investimin në kapitalin njerëzor. Kjo ishte poenta kryesore e ministres së financave, Nina Angellovska, në arsyetimin e projeksionit të arkës shtetërore për vitin e ardhshëm. Ajo tha se ky është buxhet real dhe është i koncentruar në atë që ka qenë lënë anësh – pra tek qytetarët. Indeksi i kapitalit njerëzor në vendin tonë është në nivel shumë të ulët jo vetëm në korniza botërore por edhe rajonale.
Por opozita kritikonte se buxheti i propozuar nuk është fare zhvillimor, përkundrazi sipas tyre ky propozim buxhet është parazgjedhor me të cilin pushteti i blen qytetarët.
Në mbrojtje të buxhetit dolën deputetët e pushtetit. Pançe Ivanov nga LSDM-ja tha se ky propozim buxhet ka tendencë stabilitetin fiskal, ndërsa Rexhail Ismaili nga BDI tha se e pasqyron realitetin në vend.
Projeksioni i arkës shtetërore për vitin e ardhshëm është 3,9 miliard euro. Të ardhurat e planifikuara janë 3,6 miliard euro, ndërsa të dalat 3,9. Investimet kapitale janë planifikuara në nivel prej 23,6 miliard denarë, ndërsa rritja ekonomike parashihet të jetë 3,8%, ndërsa inflacioni të mbahet në nivel të ulët prej 1,7%.
Debati për propozim buxhetin do të zgjas më së shumti 10 ditë. Për të janë parashtruar 350 amendamente prej të cilave 317 janë nga OBRM-PDUKM.