Zoran Zaev dhe Radmilla Sheqerinska dje, në një ceremoni feste në Ministrinë e Mbrojtjes, thanë se 125 ushtarët e sapo pranuar janë të privilegjuar dhe krenarë sepse ata do të zhvillojnë karrierën e tyre brenda NATO-s, thonë nga partia Maqedonia e Vetme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga atje thonë se për fat të keq, Zaev dhe Sheqerinska pa ndonjë emocion në të vërtetë kanë paralajmëruar 125 viktimat e para në luftë me Rusinë.
“Ushtarët në Armatën e Republikës së Maqedonisë të jenë të qetë. Fuqia e re ligjore e Maqedonisë së Vetme që po vjen do ta kundërshtojë këtë ide të çmendur të qeverisë së kukullave në Shkup dhe nuk do t’i lejojë ushtarëve maqedonas brenda NATO-s të vdesin për qëllime të njerëzve të tjerë dhe për të luftuar popullin vëllazëror të Rusisë. Maqedonia e Vetme do të arrijë aleancën historike strategjike me Rusinë, duke siguruar përgjithmonë mbijetesën dhe prosperitetin e popullit maqedonas dhe shtetit maqedonas”, thuhet në deklaratën e partisë Maqedonia e Vetme. /Telegrafi/