Telegrafi

Maqedoni e Veriut – Kosovë, UEFA cakton gjyqtarin me përvojë të madhe për këtë ndeshje

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen më të rëndësishme në histori të saj.

Më 8 tetor në Shkup, Dardanët do të luajnë me Maqedoninë e Veriut në ndeshjen gjysmëfinale të Divizonit D të Ligës së Kombeve.

Dy skuadrat duan një biletë për finale, pasi objektivi i të dyjave është arritja në Euro 2021.

E tanimë për këtë ndeshje shumë të rëndësishme për dy ekipet Përfaqësuese është caktuar edhe gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë.

Danny Makkelie

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka vendosur që takimi të gjykohet nga gjyqtari holandez me përvojë të madhe Danny Makkelie.

Ky gjyqtar ka një përvojë të madhe në ndeshjet ndërkombëtare, teksa së fundmi ka gjykuar edhe në finalen e Ligës së Evropës mes Sevillës dhe Interit.

Edhe ndihmësit e tij do të jenë nga Holanda në ndeshjen që pritet të luhet të enjten me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/