Nga gjithsej 17 banka komerciale që funksionojnë në Maqedoni, vetëm “Prokredit Bank” dhe “Halk Bank” në ueb faqen e tyre kanë informata edhe në gjuhën shqipe, ndërsa pjesa më madhe e bankave në Maqedoni diskriminojnë gjuhën shqipe dhe klientët shqiptarë, shkruan gazeta KOHA.
Përkundër faktit se tre bankat më të mëdha, si “Stopanska banka”, “Komercijalna banka”, “NLB banka”, edhe pse numër të konsiderueshëm të klientëve i kanë shqiptarët, në ueb faqet tyre nuk japin version të informatave edhe në gjuhën shqipe.