Ministria e Drejtësisë sot informoi se raporti për kontrollin e kryer mbi funksionalitetin e sistemit informatik dhe mbikëqyrjen mbi zbatimin e normave të Rregullores gjyqësore në gjykata, është dorëzuar deri te institucionet përkatëse për veprim të mëtutjeshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Përkujtojmë se raporti ka të bëjë me kontrollin e kryer në Gjykatën Themelore Shkupi 1 – Shkup, Gjykatën e Apelit në Shkup dhe Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë, nga ana e grupit të punës të formuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa në bazë të kompetencave të parapara në Ligjin për gjykatat dhe Rregulloren gjyqësore. Gjithashtu përkujtojmë se në këtë çast raporti ka status të dokumentit të klasifikuar”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë./Telegrafi/