Site icon Telegrafi

Maqedoni, dita e dytë e debatit për buxhetin për vitin 2024

Zhvillimor për pushtetin, megaloman për opozitën, për të dytën ditë deputetët debatojnë për buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili do të peshojë 5.5 miliardë euro.

Opozita akuzon se fajin për dështimin e qeverisë e ka dikush tjetër… për ta ky është një buxhet joreal pa vizion. Borxhi publik është mbi 60 për qind dhe para përfundimit të mandatit qeveria kërkon të kalojë këtë buxhet historikisht më të lartë, gati për ryshfet elektorale.

Nga ana tjetër, shumica mbron buxhetin e plotësuar, duke thënë se edhe pse realizohet në kohë krize, ai përmban të gjithë parametrat për të siguruar rritje të qëndrueshme ekonomike.

Vërejtjet kryesore i referohen borxheve, mbledhjes së pamjaftueshme për sistemin shëndetësor, kulturën, por edhe për ndotjen.

Edhe pse sipas Rregullores së Kuvendit diskutimi zgjat 5 ditë pune, pritshmëritë e shumicës janë që buxheti të votohet pasditen e së mërkurës.

Exit mobile version