Site icon Telegrafi

Maqedoni, dështojnë masat e qeverisë kundër ndotjes së ajrit

Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e ambientit dhe qytetarët janë të pakënaqur nga masat e qeverisë kundër ndotjes së ajrit. Pas protestave të një ditë më parë në Shkup, nga sektori civil thonë se zëri i tyre kundër gjendjes së rëndë që po mbretëron në cdo sezon dimëror nuk do të ndalet, masat do të jenë nga më të ndryshmet me qëllim ndërgjegjësimin e institucioneve për masa efikase. Më shumë se 35 organizata që kohë më parë u bashkuan në të ashtuquajturin “Fronti i gjelbër” thonë se edhe pse pushteti i pranoi kërkesat e tyre si pjesë e luftës kundër ndotjes, ka plotësuar vetëm se një pjesë të vogël.

“Protesta e parë ishte reagim i mosveprimit të mëtutjeshëm. Mjaft më me përgjigjet, ne bëjmë gjithçka që mundemi. Ne duam aksione konkrete. Ne vendosëm kërkesa fillestare me të cilat do munden ta tregojnë vullnetin e mirë, gjegjësisht, se vërtetë diçka bëhet, prej tyre vetëm një realizuan. E ajo është marrja e koncesionit xeherores Ilovica”, theksoi Tatjana Stojanovska nga Fronti i gjelbër.

Një pjesë e kërkesave të OJQ-ve kanë të bëjnë me miratimin e ndryshimeve për ambient jetësor për të vepruar me rajonet e kontaminuara, që të nis hetimit për OHIS-in si dhe për djegien e kabllove në Shkup. Edhe qytetarët shprehen të zhgënjyer me mos përmbushjen e premtimet që janë dhënë nga qeveria thuajse gjatë tërë vitit se gjendja do të përmirësohet.

Ndryshe, edhe sot në Shkup dhe shumë qytete tjera të vendit është regjistruar ndotje e lartë e ajrit. Mbi 400 mikrogramë për metër kub, grimca PM 10 u matën sot në Kërçovë kurse mbi dyqind në Strumicë.

Exit mobile version