Agjencia për Ndihmë Financiare në Bujqësi njofton se gjithë të interesuarit për dorëzim të kërkesave për shfrytëzim të fondeve IPARD nga Programi 2014-2020, se afati për dorëzimin e tyre vazhdon deri më 21 korrik 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Agjencisë, afatet tjera të shpallura të thirrjen publike më 24 prill këtë vit mbeten të pandryshuara.
“Vazhdimi i afateve për dorëzimin e kërkesave bëhet me qëllim të përmbushen kërkesat e shfrytëzuesive potencial për përgatitje të aplikimeve cilësore”, thonë nga Agjencia./Telegrafi/