Site icon Telegrafi

Maqedoni, dënime më të rrepta për veprat penale nga urrejtja

Të udhëhequr nga ideja e Bashkimit Evropian, “Të bashkuar në dallime”, Maqedonia do ta zhvillojë strategjinë kombëtare për shoqëri të barabartë. Ndryshime pritet të ketë në kuadër ligjor, arsim, kulturë, media, vetëqeverisje vendore, të të rinjtë dhe kohezionin e përgjithshëm dhe integrimin. Në anën tjetër, në Kodin Penal për veprat penale nga urrejtja do të dënohen më rreptë.

“Ministria e Drejtësisë përpunoi dhe lëshoi në procedurë kuvendare ndryshme në Kodin Penale ku do të vendosen veprat penale nga urrejtja. Në vepra penale të ndryshme do të ketë bazë të kualifikuar për dënim më të rreptë nëse një vepër e caktuar është motiv i urrejtjes, pa dallim nëse urrejtja është në bazë etnike, fetare, identitare”, deklaroi Renata Deskoska, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për kryeministrin Zaev nuk është e mjaftueshme të tejkalohet vetëm urrejtja dhe mospajtimet, por edhe të krijohen kushte socio-ekonomike për barazi mes qytetarëve.

“Për mua personalisht si Zoran Zaev është e pakapshme se si në bashkësinë tonë na u futën veprat nga urrejtja. Fenomene të tilla nuk i ngjanë shtetit tonë”, tha Zaev duke shtuar se duhet të bërë gjithçka për ta ndaluar urrejtjen./Telegrafi/

Exit mobile version