Site icon Telegrafi

Maqedoni, dëmet nga breshëri do të shqyrtohen gjatë javës që vjen

Ka skaduar afati për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm për të paraqitur dëmet që bujqit kishin nga breshëri i 14 qershorit. Për shkak të problemeve me dokumentacionin, komisione të Ministrisë së Bujqësisë kanë inspektuar në rajonin e Shkupit dëmet e shkaktuara në kulturat bujqësore.

“Kishim problem në lidhje me grumbullimin e dokumenteve për paraqitjen e dëmeve, njerëzit edhe kanë pasur harxhime edhe kanë humbur kohë dhe në fund ja arritëm që përmes deklaratave t’i paraqesim dëmet deri tek komisioni adekuat në komunën e Gazi Babës. Komisioni tre ditë radhazi ka qëndruar në Grushinë është shkuar nga ara në arë është bërë vlerësimi dhe tash pritet që të shihet si e kanë kryer vlerësimin adeguat”, thotë Naim Biuslimi, nga Bashkësia lokale në Grushinë.

Nga Ministria e Bujqësisë njoftuan se komisionet kanë mbaruar punën në terren dhe se javën që vjen do të shqyrtohen të gjithë kërkesat e bujqve për dëmshpërblim.

Breshëri që përfshiu rajonin Shkupit me 14 qershor përpos dëmeve në bujqësi, shkaktoi dëme edhe në makina, biznese dhe shtëpi, ndërsa në Maqedoni tash e pesë vite nuk funksionon sistemi kundër breshrit.

 

 

Exit mobile version