Pushteti dhe opozita me qëndrime të kundërta rreth rishikimit të arkës shtetërore.
Në Komisionin për Financave dhe Buxhet ku ka vazhduar debati për rishikimin e buxhetit deputetët shumicës thonë se me rebalancin janë parashikuar më shumë fonde për të siguruar standardin e qytetarëve dhe ekonominë e vendit, ndërsa opozita konsideron se buxheti është jozhvillimor i dimensionuar në mënyrë të papërshtatshme i cili nuk do të mund të përballojë sfidat aktuale ekonomike dhe sociale.
“Është shumë e dukshme që në këtë buxhet parashikoni shumë mjete shtesë për subvencione, transfere sociale dhe përfitime sociale. Këtu shihet qartë se buxheti nuk është aspak zhvillimorë, por buxheti është vetëm për ndonjë populizëm ose vetëm për të shpëtuar”,deklaroi Igor Zdravkovski nga OBRM-PDUKM.
“Me rishikimin e buxhetit për vitin 2022, në fakt, ndiqet synimi, që ishte pika kryesore për buxhetin e vitit 2022, që paratë të shpenzohen rreptësisht në mënyrë të dedikuar dhe tani, me këtë rishikim të buxhetit, të huazohet edhe më me kujdes vetëm për gjërat e nevojshme”, u shpreh Zhaklina Lazarevska nga LSDM.
Me përfundimin e debatit të përgjithshëm pason shqyrtimi i amendamenteve të parashtruara.
OBRM-PDUKM ka parashtruar 174, ASh 28 dhe LSDM dy amendamente.
Debati në Komision zgjat dhjetë ditë.