Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, njoftoi se seanca e parë për buxhetin 2018 në Komisionin për Financim është planifikuar për 27 nëntor.
Ai për Alsat-M tha se pret që ai të miratohet deri më 20 dhjetor. Xhaferi theksoi se nuk janë të mundshme pengesa nga ana e opozitës rreth miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qeveria në Kuvend më 10 nëntor dorëzoi propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili do të jetë më i madhi në historinë e shteti dhe do të arrijë 3 miliardë e 400 milionë euro dhe deficiti buxhetor prej 296 milionë eurove./Telegrafi/