Telegrafi

Maqedoni, bllok tarifa të energjisë elektrike edhe për kompanitë

Komisioni Rregullator i Energjisë, me ndihmën e ekspertëve, përgatit bllok tarifa edhe për kompanitë. Mënyra e re e llogaritjes së çmimit për qytetarët, kush shpenzon më shumë ashtu edhe të paguajë, jep rezultate.

Nga KRRE thonë se konsumi i energjisë elektrike në vend është në rënie, kurse qytetarët po kursejnë, njofton “Alsat”.

“Ajo që është e rëndësishme dhe që dua të them ekskluzivisht në emisionin tuaj, se së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike, teksa punuam për vendosjen e tarifave të bllokut për familjet, filluam analizat fillestare për mundësinë e futjes së blloqeve edhe për konsumatorët e vegjël.

Qëllimi është zbutja e goditjes nga çmimet e larta”, deklaroi Marko Bislimovski Kryetar i KRRE-së.