Ekipe të përbëra nga përfaqësues të inspektorateve shtetërore së bashku me inspektorët komunalë, të shoqëruar nga një nëpunës policor prej sot çdo ditë së bashku do të patrullojnë gjithkund nëpër vend me qëllim që të përmirësohen gjendjen në sferën e ndotjes së ajrit dhe mjedisi jetësor dhe të pengohet ndotja e ajrit.
Kjo, si masë intervente afatshkurte, është vendosur që të zbatohet në takimin e sotëm koordinativ në Qeveri, mes ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Trajan Dimkovski dhe ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, me përfaqësuesit e Këshillit inspektues, drejtorët e inspektorateve dhe inspektorëve komunalë.
“Problemi i ndotjes së ajrit nuk është diçka që mund sot për nesër të zgjidhet dhe kërkoi masa dhe zgjidhje afatgjate, por nga kjo mund të pengohen disa punë, ndërsa pikërisht këtë duhet ta bëjnë inspektoratet. Sot u dakorduam dhe u dhamë për detyrë të gjithë inspektorateve qendrore të veprojnë në kuadër të kompetencave të tyre dhe t’i inkorporojnë të gjitha subjektet të cilat kanë mundësi të jenë ndotës potencialë dhe këtë së bashku ta koordinojnë me inspektorët komunalë, të formojnë ekipe të përbashkëta dhe në secilin prej tyre të ketë nëpunës policor i cili do të punojë me ta në terren. Këtë ta bëjnë çdo ditë dhe në vazhdimësi në të gjitha qytetet në shtet”, deklaroi Spasovski pas takimit dhe shtoi se procesi do të koordinohet në Qeveri ku do të merren raporte të përditshme për masat që janë ndërmarrë.
Ministri Dimkovski në përgjigje të pyetjes nëse ka keqpërdorim të vajit ekstra të lehtë për amvisëri për mekanizëm bujqësor, tha se në drejtim të parandalimit të keqpërdorimeve eventuale sivjet u vendos subvencionim prej 30 për qind për “naftë të gjelbër” për çka janë ndarë afër tre milionë euro dhe janë ndarë në 55.000 karta të gjelbra për fermerët.