Qendra e Bashkëpunimit Ndërkombëtar (QBN) dhe Instituti i Demokracisë “Societas Civilis” kanë publikuar rezultatet e një ankete që ka të bëjë me partitë politike në vend.
Sipas kësaj ankete, nga partitë e krahut maqedonas, LSDM-ja është në epërsi para OBRM-PDUKM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen “nëse nesër mbahen zgjedhje kuvendore për cilën parti politike do të votonit”, 22,1 përqind janë shprehur për LSDM-në, kurse 20,4 përqind për OBRM-PDUKM-në.
Sa u përket partive politike shqiptare, BDI-ja është në epërsi me 6,6 përqind, pas së cilës radhiten Aleanca për Shqiptarët me 2,6 përqind, Besa me 1,5 përqind, PDSH me 0,9 përqind dhe Alternativa me 0,8 përqind.
Në këtë anketë rezultat ka edhe E Majta, me 1,7 përqind.
Dy përqind e të anketuarve janë shprehur për një parti tjetër politike./Telegrafi/
*Foto Ilustrim