Site icon Telegrafi

Maqedoni, 75 për qind e energjisë së harxhuar ka qenë nga prodhimi vendor

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror te Statistikave në nëntor të vitit 2017 në Republikën e Maqedonisë, harxhimet elektrike sipas llojeve të tyre kanë qenë: 669.176 MWh energji elektrike, 36.546 mil. nm3 gas natyror, 439.293 ton qymyr dhe 88.048 ton produkte të naftës.

Bruto prodhimi vendor i energjisë elektrike merr pjesë me 75.4 % në bruto prodhimin e harxhimit të energjisë elektrike, ndërsa 96.7 % nga harxhimi i përgjithshëm i qymyrit përdoret për prodhimin e energjisë elektrike./Telegrafi/

Exit mobile version