Site icon Telegrafi

Maqedoni, 1.100 persona shtesë do të përfshihen në Projektligjin e ri për Falimentim

1.100 persona shtesë do të përfshihen në Projektligjin e ri mbi Falimentimin.

Kryeministri Zoran Zaev dhe Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, në një konferencë të përbashkët për shtyp, paraqitën Projektligjin e ri mbi Sigurinë materiale të të papunëve për shkak të privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.

Projektligji u miratua sot në një seancë të Qeverisë, me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Ky Projektligj rritet përfshirja e 1.100 falimentuesve të tjerë të cilët do të marrin mundësinë të marrin ndihmë mujore në vlerë prej 9.242 denarë, pra 34 përqind e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në vitin paraprak.

Me ndryshimin e fundit, pothuajse 13 mijë persona do të marrin kompensim material deri në punësim ose pension.

Siç deklaroi Kryeministri, Qeveria vazhdon të jetë e përkushtuar në angazhimin për të garantuar parimin e barazisë së qytetarëve në ushtrimin e të drejtave të tyre./Telegrafi/

Exit mobile version