Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim Ambasadorin e SHBA-së në Republikën e Kosovës, Jeff Hovenier.
Përmes një shënimi në Facebook, ai thotë se me Ambasadorin Hovenier diskutuan për bashkëpunimin e vendeve tona në fushën e mbrojtjes dhe për situatën e përgjithshme të sigurisë.
“U pajtuam që thellimi i bashkëpunimit të vazhdoj të mbetet prioritet i dyanshëm”, ka deklaruar Maqedonci.
“Gjatë takimit diskutuam edhe për rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes për luftën e drejtë të popullit të Ukrainës si dhe kontributin aktiv të Kosovës si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës”, shtoi tutje ministri i Mbrojtjes.
Ai thotë se SHBA është mbështetësi kryesor i Republikës së Kosovës në te gjitha fushat./Telegrafi/