FSK-ja sot u furnizua me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.
Pas ceremonisë së inaugurimit të kësaj qendre, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari panë nga afër flotën e kamionëve të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.
E ministri Maqedonci ka thënë se kamionët janë më modernët të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike.
“]
“Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2, 8×8, prodhim gjerman, i janë shtuar arsenalit të ushtrisë tonë. Këta kamionë të cilët si Qeveri i kemi blerë nga Republika Federale e Gjermanisë dhe disa i kemi pranuar si donacion, janë ndër më modernët, multifunksional, të dizajnuar për operacione logjistike dhe taktike”.
Ai ka bërë një përshkrim të karakteristikave të këtyre mjeteve.
“Karakteristikat e reja të këtij kamioni të pastër ushtarak janë shumë mbresëlënëse. Falë sistemeve të ndryshme të asistencës, HX2 u ofron ushtarëve dhe mjedisit civil siguri më të madhe në përdorimin e përditshëm të automjeteve dhe garanton dukshëm më shumë mbrojtje në kabinë”.
“Menaxhimi i flotës në këta kamionë gjithashtu bëhet më i thjeshtë dhe më efikas, ndërsa konfigurimi i përgjithshëm mundëson transportimin e municioneve në terrene të vështira”, ka shtuar Maqedonci.
Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës çdoherë e më e pajisur për të garantuar përmbushjen e misionit të saj kushtetues./Telegrafi/