Telegrafi

Maqedonci: Edhe vdekja e Radoiçiqit mund të mos e zgjidhte problemin në veri

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke komentuar ikjen e organizatorit të sulmit terrorist në Bansjkë të Zveçanit, Milan Radoiçiq, tha se edhe vdekja e tij mund të mos e zgjidhje problemin e sulmeve në veri.

“Edhe vdekja e tij [Radoiçiqit] mund të mos e kishte zgjidhur problemin. Problemi në thelb është politik. Përderisa Serbia e mbështetë këto lloj grupe, por të mos jetë Radoiçiqi do të jetë dikush tjetër”, tha Maqedonci për RTV21.

Sipas tij, duhet një presion ndërkombëtar ndaj Serbisë së pari për të ndryshuar qëndrimet politike në raport me Republikën e Kosovës, pastaj  edhe veprimet operacionale.

“Në këtë rast Radoiçiq është një vegël që është tentuar të shfrytëzohet për të arritur objektivat politike dhe kriminale”, tha ai.