Grupi jozyrtar ‘Maqedonia mbështet Donald Trump’ e cila në rrjetet sociale loboi Diaspora maqedonase në SHBA për të mbështetur Donald Trump-in në zgjedhje, do të kërkojë nga kryetari i sapozgjedhur të shkarkojë Ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Jess Baily, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Tani më është e njohur mirë se Baily është sulmuar dhe kritikuar drejtpërdrejt nga një numër i qarqeve konservatore në Maqedoni të cilët konsiderojnë se shumë përzihet në politikën e brendshme të Maqedonisë dhe favorizon opozitën e udhëhequr nga Zoran Zaev, shkruan portali Pozitiv.
Në këtë drejtim nuk do të na ndihmojë në atë që ambasadori Bailey e thekson se misioni i tij është që të mbajë partneritetin midis Maqedonisë dhe Shteteve të Bashkuara në mënyrë që të përshpejtohen proceset euroatlantike të cilat kërkojnë demokratizimin e vendit. /Telegrafi/