Site icon Telegrafi

Maqedonasit presin rend për marrjen e pasaportës bullgare, Borissov propozon mbylljen e Agjencisë për bullgarët jashtë Bullgarisë

Para objektit të Agjencisë për bullgarët jashtë Bullgarisë sot përsëri kishte rend për dorëzimin e dokumenteve për shtetësi bullgare.

Qytetarët e Maqedonisë u ankuan se nuk mund t’i dorëzojnë dokumentet për shkak të skandalit në Agjencinë dhe hetimin për korrupsion gjatë dhënies së pasaportave bullgare, njofton agjencia bullgare “BGNES”.

Lexo po ashtu Për një vit 10.000 qytetarë të Maqedonisë kanë aplikuar për marrjen e pasaportës bullgare

Nga muaji i kaluar, kryetari i Agjencisë për bullgarët jashtë Bullgarisë, Petar Harallampiev është arrestuar. Katër persona janë akuzuar edhe atë, kryetari, Sekretari i Përgjithshëm i agjencisë dhe dy persona tjera. Sekretari i Agjencisë Krasimir Tomov në llogarinë e tij bankare ka pasur gjysmë milionë leva.

Në ndërkohë, në mbledhjen e Qeverisë së Bulglarisë të mërkurën, kryeministri Borissov deklaroi se Agjencia do të mbyllet. “Dhashë detyrë të shqyrtohet se si të mbyllet Agjencia për bullgarët jashtë Bullgarisë, ndër MPB-ja, Ministria e Drejtësisë dhe kryetari duhet të përgjigjen për këtë”. Nga kjo del se punën e kësaj Agjencia për bullgarët jashtë Maqedonisë mund ta ndërmarrin disa institucione./Telegrafi/

Exit mobile version