Maqedonasi S.R.(28) nga Melbourne i Australisë është i akuzuar për vrasjen e dashurës së tij, 16-vjeçare, Medison Tiljard, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ristovski nën ndikimin e alkoolit dhe amfetaminës më 4 korrik 2014 shkaktoi një aksident trafiku ku humbi të dashurën e tij, kurse ai kaloi pa ndonjë lëndim.
Ai në fillim të gjyqit tha se ka bërë tatuazh në tërë fytyrën, “për të mos harruar” dhimbjen që i shkaktoi.
Në ditën fatkeqësisë, Ristovski pas kthimit të ahengut, vajzës së tij i ka thënë: ‘Do të fus në varr deri në fund të natës’!
Ai, poashtu, miqve të tij përpara se të del nga ahengu u ka thënë: ‘të gjithve do t’u fus në varr’.
Ristovski më herët ka punuar në një agjencion për sigurime. /Telegrafi/
Lajmin e vrasjes e gjeni KËTU: