Me një gjatësi prej dy metre e 16 cm, 21 vjeçari Toshe Jovçevski nga Shkupi, është maqedonasi më i lartë, kurse sipas parashikemeve të mjekëve, ky djalosh deri 25 vite do të rritet edhe disa centimetra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Prindërit e tij rrëfejnë se, përgjatë rritjes është përballur me probleme të ndryshme. Ai e ka pasur të vështirë të gjejë veshmbathje. por ditëve të sotme deri diku ai e ka zgjidhur këtë problem.
‘Mbaj numrin 52 të këpucëve. Kam vetëm një palë. Një palë i kam gjetur për maturë, kurse tani i mbath vetëm për dasma dhe ngushëllime’, shpjegon Jovçevski.
Ndonëse deri para klasën e katërt nuk ishte shumë i gjatë, menjëherë në klasën e pestë, kurse në mbarimin e klasës së tetë ai u bë gjatë 1 metër e 89 cm. Tani merret me basketboll, por edhe është vullnetar në Kryqin e Kuq, ku edhe është anëtar i grupit për shpëtim të maleve në Kryqin e Kuq në Shkup. Ai tani është student në vitin e tretë në fakultetin e Turizmit sportiv. Kur vozit veturë, ulësen e nxjerr ose e vendos në fund mbas, por problemin e ka me transportin publik me autobusët dykatësh, të cilët janë të ulët për të, këto ishin disa nga kuriozitetet e 21 vjeçarit. /Telegrafi/