Pas një aksioni simbolik të forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët vendosën disa “njoftime për të pame” në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, ka reaguar zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arlind Manxhuka duke thënë se ua kanë vjedhur idenë e këtij aksioni.
Manxhuka përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se forumi Rinor i LDK-së edhe në njoftime mortore vjedhin, duke i quajtur “Hajna tipik”.
Po ashtu ai në statusin e tij ka vendosur disa fotografi të një aksioni të LVV-së të mbajtur më 23 dhjetor të vitit të kaluar.
“Këta edhe në njoftime mortore vjedhin. Hajna tipik. Hajna…Në të vërtetë ka vdekur kauza e tyre e madhe e 25 gushtit 2015, ajo e themelimit të ‘Zajednicës’.
Fotoja e parë është nga aktiviteti i Rinisë për VETËVENDOSJE!, më 23 dhjetor 2022, në shtatë vjetorin e shpalljes së vdekur të ‘Zajednicës’”, ka shkruar Manxhuka. /Telegrafi/