Manuel Locatelli te Juventusi tashmë është një marrëveshje e mbyllur mes palëve.
Mediat italiane kanë zbuluar disa detaje të operacionit të mbyllur pak më parë gjatë një takimi në “Forte dei Marmi” midis Giovanni Carnevali (Sassuolo) dhe Federico Cherubini (Juventus).
Mesfushori mund të vijë këtë mbrëmje në Torino, por vizitat mjekësore pritet të bëhen të mërkurën.
Juve do ta marr Locatellin në huazim dyvjeçar, por me detyrim blerje.
Operacioni do t’i kushtojë “Zonjës së Vjetër” plot 30 milionë euro, plus 5 milionë euro të tjera bonuse, pikërisht shuma që kishin rënë dakord drejtuesit e të dyja klubeve gjatë takimit javën e kaluar në Torino.
Pagesa do të jetë në tre vjet, kështu që nuk ka bisedime në lidhje me kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Manuel Locatelli to Juventus, done deal confirmed and here-we-go! Total agreement completed with Sassuolo for €35m plus add ons. Contract until June 2026. ⚪️⚫️🇮🇹 #Juventus
Official announcement in the next few days. Done deal. pic.twitter.com/ge7nUgXGOc
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 17, 2021
Gjithashtu pritet që Sassuolo të mbajë një përqindje në shitjet e ardhshme deri në 20 për qind, detaje që do të finalizohen në këto minuta mes drejtuesve të dy kompanive. /Telegrafi/