Mansory është një akordues tjetër në seri që ka trajtuar Maserati MC20 dhe puna përfshin një komplet të trupit me karbon, ndryshime të brendshme dhe një rritje të fuqisë.
Sipas standardeve të Mansory, pamja e jashtme e modifikuar e MC20 është pothuajse “shumë e butë”. Komponentët e rinj përfshijnë një mbulesë të përparme me hapje më të mëdha, një kapak me pjesë të ajrosura, mbrojtëse balte, një spoiler të gjatë dhe një shpërndarës masiv. Tubat e sistemit të shkarkimit janë vendosur pak dhe janë të rrumbullakëta.
Në brendësi dominon ngjyra e verdhë, ndërsa ulëset kanë pjesë të bardha dhe model të flamurit italian në pjesën qendrore, si dhe ka edhe tapiceri të zeza.
https://www.youtube.com/watch?v=ROx45vM50MI
Mansory rriti prodhimin e motorit 3.0-litërsh me dy turbo V6 nga 621 kf dhe 729 Nm çift rrotullues në 720 kuaj/fuqi dhe 850 Nm. Vetura në konfigurimin standard përshpejton nga 0 në 100 km/h për 2.9 sekonda dhe arrin maksimum 329 km/h, dhe pas akordimit, këto performanca janë padyshim më të mira, megjithëse nuk ka të dhëna të sakta.
Mansory nuk është akorduesi i vetëm që ka punuar në modelin MC20, sepse Novitec gjithashtu rrit fuqinë në 711 kuaj/fuqi dhe 818 Nm, ndërsa DMC nxjerr 705 HP dhe 875 Nm nga motori.
Maserati është duke punuar në një version më të fuqishëm të modelit MC20 të quajtur Project24 i destinuar ekskluzivisht për pistën. Në këtë rast, V8 jep 740 HP, ndërsa të dhënat e çift rrotullues nuk janë ende të disponueshme.
Versioni rrugor i makinës përdor një transmision me tetë shpejtësi me dy tufë, ndërsa versioni i garave përdor një transmetim manual me gjashtë shpejtësi. Gjithashtu, versioni i pista është i pajisur me një kafaz mbrojtës dhe një zjarrfikës. /Telegrafi/