Telegrafi

Manolas te Interi për 40 milionë euro?

Getty Images

Interi është afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e qendërmbrojtësit të Romës, Kostas Manolas, për 40 milionë euro.

Mbrojtësi grek është pritur të largohet nga Stadio Olimpico që në verën e kaluar, mirëpo Giallorossët nuk e shitën për shkak të një klauzole, sipas të cilës, gjysmat e parave do t’i shkonin Olympiakosit.

Lexo po ashtu Liverpooli e vëzhgoi nga afër Manolasin, e duan në skuadër gjatë verës

Kjo klauzolë tashmë nuk është valide, ndërsa Tuttomercatoweb raporton se Nerazzurrët janë afër marrëveshjes për Manolas.

Lojtari është i interesuar për këtë transferim, teksa raportohet se klubet janë afër arritjes së një marrëveshjeje në vlerë prej 40 milionë euro.

Shuma prej 32-35 milionë euro mund të paguhet menjëherë, derisa pjesa tjetër do të jepet në formë bonusesh.

Roma e ka transferuar Manolasin për 13 milionë euro, prandaj shitja e tij do t’i sillte përfitim të mirë klubit kryeqytetas. /Telegrafi/