Telegrafi

Manolas e pranon se nuk ka mënyrë për të ndalur Messin, por Roma beson te fitorja

Konstantinos Manolas gjatë ndeshjes kundër Napolit (Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, thotë se “nuk ka mënyrë për ta ndalur” yllin e Barcelonës Lionel Messi.

Klubi italian do të përballet me atë spanjoll të mërkurën mbrëma në Camp Nou dhe Giallorossët do të tentojnë të bëjnë gjithçka për të ndalur një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Guardiola e kishte mirë kur ka thënë se nuk ka mënyrë për ta ndalur atë”, ka thënë Manolas për Il Giornale.

Kostas Manolas dhe Alessandro Florenzi ndaj Fiorentinas – Foto: Getty Images

“Edhe nëse disi e bllokon, atje janë dhjetë tjerë që mund të të lëndojnë. Natyrisht Barcelona është diçka tjetër pa argjentinasit, por ne duhet të bëjmë më të mirën”.

“Ata nuk kanë më Neymarin, por unë e admiroj Piquen, ai është një mbrojtës elegant që luan me top në këmbë. Nuk është rastësi që ai është këtu tash e 10 vite”.

“E respektojmë Barcelonën, por jemi të vetëdijshëm për forcën tonë”.

Lexo po ashtu Busquets drejt rikthimit ndaj Romës

“E kemi treguar në fazën e grupeve se jemi skuadër e mirë, tani kemi ndeshje të dyfishtë kokë me kokë ndaj një kundërshtari të fortë. Ata janë favorit, por kur luan 11 kundër 11 kurrë nuk i dihet”.

“Barcelona, Reali dhe Manchester City kanë shanset më të mira për ta fituar, mendoj se edhe Juventusi ka shanse, ata janë mësuar të luajnë ndeshje në nivele të tilla”, ka thënë Manolas. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=2QwtHq12nAk